VIDEO/ Grabitet furgoni me vaksinat anti-Covid, kamerat “kapin” autorin
Policia e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shpallur në kërkim një person, pasi dyshohet se ka grabitur një furgon që transportonte vaksina kundër Covid-19.
Përmes një postimi në “Facebook”, stacioni i policisë së Floridas ka njoftuar që furgoni u grabit në vendin e quajtur “Strawberry Festival Grounds”, në afërsi të Plant City.
Nuk dihet ende sasia e dozave që kishte në furgonin e vjedhur, por policia ka sqaruar se ato po transportoheshin për në qendrën e vaksinimit, në Plant City.
Sakaq, policia ka afishuar njoftime të shumta në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për të kapur autorin, i cili është regjistruar nga kamerat aty pranë.
Sorry, the comment form is closed at this time.