Versioni korean i ‘La Casa De Papel’ nuk pritet mirë

Episodi i parë i versionit korean i “Money Heist” është publikuar në “Netflix” javën e kaluar, por fansat kanë vënë re se historia është e njëjtë me origjinalin.

Seriali origjinal spanjoll u krijua nga Álex Pina dhe zgjati tre sezone midis 2017 dhe vitit të kaluar.

Ai gjurmoi procesin e dy grabitjeve të përgatitura prej kohësh të udhëhequr nga Profesori, interpretuar nga Álvaro Morte.

Versioni i ri, i krijuar gjithashtu nga Pina, tregon një grup kriminelësh që grabisin një nga institucionet më të mëdha financiare në vendin e tyre – tingëllon i njohur.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga shikuesit e serialit, disa prej të cilëve janë shprehur se nuk mundën ta shohin deri në fund episodin e parë, për shkak të të gjitha ngjashmërive.

“Nuk e di pse shpenzuan aq shumë për xhirimin e serialit sa mund të shtonin titra koreane”, shkroi një person.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.