Venecia, qyteti i parë në botë që duhet të paguash për të hyrë

Numërimi mbrapsht ka filluar. Nga 16 janari 2023, vizitorët në Venecia, i njohur si xhevahir i turizmit të Italisë do të duhet të paguajnë për privilegjin e hyrjes në qytet.

Është vendosur që Venecia të bëhet qyteti i parë në botë që kërkon një tarifë hyrjeje. Data e nisjes u njoftua nga këshilltari i Venecias për turizmin, Simone Venturini, në një konferencë për shtyp të premten.

Venturini e quajti masën e re “revolucion të madh” dhe një zgjidhje për problemin e mbiturizmit me të cilin qyteti lagunor ka luftuar për dekada.

Kostoja e biletës do të variojë nga një minimum prej tre euro deri në 10 euro. Çmimi nuk do të jetë fiks, por do të ndryshojë sipas numrit të vizitorëve: Sa më shumë kërkesa për hyrje, aq më e lartë është kostoja.

Qëllimi, shpjegoi Venturini, nuk është të mbyllë qytetin, por t’i bëjë njerëzit të rezervojnë praninë e tyre për të reduktuar “majat turistike”. “Venecia është një qytet i gjallë dhe duhet të qëndrojë i tillë”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.