Vendimi zyrtar/ Greqia shtyn afatin e izolimit deri më 14 dhjetor
Greqia ka shtyrë afatin e izolimit deri më 14 dhjetor, pas vendimit zyrtar të qeverisë helene.
Ka qenë zëdhënësi i saj, Stelios Petsas, i cili ka bërë të ditur dhe planin, duke thënë se pavarësisht rënies së numrit të infektimeve, ritmi i pritshëm nuk lejon ende hapjen e vendit.
Po sot paradite ministria e Zhvillimit të Greqisë informoi hapjen e njësive shitëse me produkte sezonale nga java e ardhshme, pas 7 dhjetorit, si dhe shitjen e produkteve festive edhe në supermarkete, ndërsa detajet e funksionimit të dyqaneve të para që hapen në Greqi pas 1 muaji do të shpallen paraditen e të premtes.
Stelios Petsas ka deklaruar se javën e ardhshme kryeministri grek do të dërgojë një mesazh të ri për ecurinë e situatës dhe izolimin.
Në lidhje me vaksiminim kundër COVID-19, Petsas ka theksuar se do të jetë falas për të gjithë, do të bëhet vullnetarisht, ndërsa Greqia do të ketë mbi 1000 qendra vaksinimi për të vaksinuar 2.117.440 qytetarë në muaj, duke filluar nga personeli i Shëndetësisë, moshat mbi 65 vjeç, persona me sëmundje të tjera dhe kategoritë e tjera në vijim.
Sorry, the comment form is closed at this time.