Vendimi/ Punonjësit e shëndetësisë në Belgjikë do shkarkohen, nëse nuk vaksinohen

Të gjithë punonjësit shëndetësorë në Belgjikë, që nuk vaksinohen ndaj Covid, duke nisur nga data 1 prill 2022, do shkarkohen nga detyra.

Bëhet me dije se qeveria belge ka përgatitur një ligj, që detyron punonjësit shëndetësorë që të vaksinohen.

Sipas këtij udhëzimi, mes 1 janarit dhe 31 marsit në vitin 2022 do të zbatohet periudhë tranzicioni.

Në këtë periudhë, anëtarët e personelit shëndetësor që të mund të punojnë duhet të ofrojnë dëshmi se janë vaksinuar ose teste me rezultat negativ në 72 orët e fundit, që të mund të punojnë. Ata që nuk do të respektojnë këtë rregull, nuk do të mund të punojnë dhe do të mund të aplikojnë për përfitime të përkohshme të papunësisë.

Kështu, duke filluar nga 1 prilli 2022 të gjithë punonjësit shëndetësorë do të detyrohen të vaksinohen. Personeli i shëndetësisë që do të refuzojë vaksinimin kundër COVID-19 do të pushohet nga puna. Rregullorja pritet këtë javë të miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Qeveria belge pritet të marrë një vendim edhe lidhur me masat që u lehtësuan në fillim të verës kundër rasteve në rritje të COVID-19 në javët e fundit. Raportohet se në rend dite janë opsione si detyrim për të punuar nga shtëpia dhe mbyllja e lokaleve të natës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.