Vendet e pasura rezervojnë vaksinat kundër Covid-19

Vende të ndryshme të botës kanë blerë ose rezervuar 10 miliardë doza vaksinash anti Covid-19 dhe pothuajse të gjitha do të shkojnë për kombet e pasura ose me të ardhura të mesme. Deklarata u bë nga “Duke Global Health Innovation Center”, i cili monitoron kontratat e nënshkruara. Sipas DGHIC shumica e vaksinave do të shkojnë në SHBA.

Kontratat e nënshkruara tashmë mbulojnë 7,1 miliardë doza, ndërsa 2,6 miliardë të tjera aktualisht po negociohen ose rezervohen tashmë si një zgjerim i marrëveshjeve ekzistuese.

SHBA, sipas monitorimit ka siguruar 2,6 miliardë doza, BE-ja 2 miliardë dhe India 1,6 miliardë, të cilat në fund të fundit mbulojnë pak më shumë se gjysmën e popullsisë, ndërsa kontratat e hartuara nga SHBA korrespondojnë me 442% të banorëve.

Kjo situatë, sipas komenteve në faqen publike të radios amerikane NPR, rrezikon të lërë vendet më të varfra pas, ku individë me rrezik të lartë ndoshta do të vaksinohen pas atyre me rrezik të ulët.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.