Vazhdon rënia e Bitcoin-it dhe e kriptovalutave tjera

Kriptovaluta më e vlefshme në botë, Bitcoin, po vazhdon të shënojë rënie të vlerës. Të premten në mëngjes, çmimi i saj ra për gati 5%.

Bitcoin u tregtua për rreth 36.800 dollarë për njësi, ndërsa kriptovalutat rivale, Ethereum, për 2.556 dollarë për njësi, dhe Dogecoin 32 centë për njësi, shkruan Fox News.

Superylli Tom Brady tha të enjten se ai është “besimtar i madh” në perspektivën afatgjate të kriptovalutave. Kampioni i shtatëfishtë në Super Bowl tregoi se vitin e kaluar ka bërë investime në kriptovaluta pas rritjes së vlerës së Bitcoin-it.

Megjithatë, ai pranoi se nuk është ekspert i kriptovalutave, por se është munduar të mësojë më shumë për to.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.