Vazhdojnë protestat kundër masave anti-Covid në Francë

Protestat për masat anti-Covid kanë përfshirë pothuajse të gjithë Europën. Mijëra janë mbledhur në rrugë për ti dhënë fund bllokimeve dhe masave të ashpra të ndërmarra nga qeveria. France Info publikoi një video të protestuesve që synonin një qendër tregtare, si dhe video të demonstruesve duke djegur barrikada në rrugë.

Reuters vë në dukje se ishujt e Francës në Karaibe, Martinique dhe Guadeloupe, janë përfshirë nga trazira të shumta gjatë javës për shkak të zemërimit ndaj masave të Covid. Rajoni i Karaibeve është goditur gjithashtu javët e fundit nga një valë e re infeksionesh duke shkaktuar bllokime dhe anulime të fluturimeve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.