Varianti i ri i COVID në Britani, Holanda pezullon udhëtimet me këtë shtet
Në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë informuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë se varianti i ri i koronavirusit i gjetur në jug-lindje të vendit, mund të qarkullojë më shpejt, duke specifikuar se nuk është ende e qartë nëse është më vdekjeprurës.
Holanda pezulloi të gjitha fluturimet e pasagjerëve nga Mbretëria e Bashkuar, deri në 1 janar pas zbulimit të një rasti në një qytet holandez.
Londra, Lindja dhe Jug-Lindja e Anglisë janë vendosur përsëri në bllokim të plotë. Kryeministri britanik Boris Johnson dha lajmin në një konferencë shtypi, i angazhuar për të ndaluar një valë infeksionesh që i atribuohen një varianti të ri të Covid-19.
“Nuk ka indikacione se është më vdekjeprurëse ose që shkakton një formë më të rëndë të sëmundjes, ose që zvogëlon efektivitetin e vaksinave”, – shtoi ai.
Boris Johnson pastaj detajoi kufizimet e reja, të nivelit 4. Banorëve do t’u kërkohet të qëndrojnë brenda, me disa përjashtime të kufizuara.
Bizneset jo thelbësore, palestrat e brendshme, ambientet rekreative dhe shërbimet e kujdesit personal, do të duhet të mbyllen.
Ne do të duhet të punojmë në modalitetin e largët, kudo që është e mundur. Banorët e prekur nuk do të jenë në gjendje të largohen nga zonat ku ekzistojnë kufizimet e nivelit 4 dhe nuk do të jenë në gjendje të kalojnë natën larg shtëpive të tyre.
Në total, rreth 38 milionë njerëz në Angli, ose 68% e popullsisë, tashmë jetojnë në zonën e alarmit “shumë të lartë”, niveli më i rreptë i kufizimeve që përfshin mbylljen e pubeve, restoranteve dhe muzeve, si dhe ndalimin e takimeve mes familjeve të ndryshme.
Sorry, the comment form is closed at this time.