Varianti “Delta”/ Studimi: Të pranohet që lufta e padukshme ka ndryshuar

Një studim i ri amerikan tregon se, varianti “Delta” i virusit Covid-19 mund të depërtojë më lehtë se të tjerët mburojën imunitare të vaksinës. Megjithatë ajo mbron nga sëmundja e rëndë e vdekja.

Autoriteti Amerikan i Shëndetësisë, CDC është i shqetësuar. Pas një shpërthimi të Coronës në evenimente të mëdha të organizuara në shtetin federal, Masaçusets tani dihet: Gati tre të katërtat e të infektuarve ishin të vaksinuar plotësisht.

Në përgjithësi pas disa organizimeve në Barnstable u konstatuan 469 raste me Covid, nga të cilët 74% ishin persona të vaksinuar plotësisht. Në 133 raste të provave të testuara u gjet varianti “Delta” në 90% të tyre, thuhet në studim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.