Vaksina Pfizer nuk rekomandohet tek ky grup njerëzish
Autoriteti kombëtar i kontrollit të ilaçeve (MHRA) rekomandoi sot që personat që kanë alergji të rëndësishme të mëparshme, të mos e bëjnë vaksinën kundër COVID-19. Ky rekomandim vjen pasi dy nga qindra persona që iu dha vaksina Pfizer / Biontech në Mbretërinë e Bashkuar kanë pasur reaksione alergjike.
“Unë nuk dua të paragjykoj punën e ekspertëve tanë të vaksinave Pfizer dhe Moderna, por mund të them që nga të dhënat paraprake që morëm më 1 dhjetor, rezulton që vaksina është e sigurtë dhe efektive”, tha drejtoresha e EMA (Agjencisë Evropiane të Barnave), Emer Cooke.
Këshilla për të mos u vaksinuar vjen për ata që kanë reaksione ndaj ilaçeve, ushqimit dhe vaksinave. Aktualisht të dy personat që morën vaksinën dhe patën një reaksion, janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Reagime të tilla janë të pazakonta, por ndodhin edhe me llojet e vaksinave të tjera, madje edhe me atë të gripit.
Sorry, the comment form is closed at this time.