Vajza 9-vjeçare ndërron jetë 3 ditë pasi doli pozitive me COVID-19, familjarët japin detajet

Një lajm i trishtë ka ardhur në orët e para të mëngjesit të 2 shkurtit për një vajzë 9-vjeçare. Makenzie Gongora nga San Antonio, Texas ndërroi jetë papritur pasi u fut në shtrat nga nëna e saj, Kristle Gongora.

Në intervistat me “TODAY”, anëtarët nga të dy anët e familjes së saj thonë se ajo vdiq tre ditë pasi doli pozitive për COVID-19.

Motra e babait të Makenzie, Erica Gongora, tha për TODAY se “Makenzie” u ankua se kishte një dhimbje koke dhe dhimbje barku me të vërtetë të keqe kur ishte në shkollë më 29 janar. Gjithashtu kishte edhe ethe. Sipas tezes së Makenzie, Victoria Southworth, 37 vjeç, nëna e Makenzie e çoi atë në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Brooke për të bërë një test COVID dhe një test për grip. Ky i fundit doli negativ ndërsa Covid pozitiv.

“Kenzie nuk kishte ndonjë problem me frymëmarrjen,” tha Southworth. “Nuk kishte asgjë madhore. Të gjitha simptomat ishin të lehta.”

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.