Ukraina: 1.3 milionë njerëz janë larguar nga Donetsk që nga fillimi i luftës

Zëvendësshefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Kiril Tymoshenko, njoftoi sot se që nga fillimi i luftës me Rusinë, më shumë se 1.3 milion qytetarë janë larguar nga rajoni i Donjeckut.

Në gjashtë ditët e fundit, autoritetet ukrainase evakuuan 3.000 civilë.

Aty përfshihen pothuajse 600 fëmijë dhe 1.400 gra, si pjesë e një plani të krijuar më parë, raportoi ueb faqja ukrainase prm.ua.

Më herët gjatë ditës, më shumë se 600 civilë u evakuuan nga rajoni i Donetsk.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.