U hodh nga 30 metra lartësi, notari përplaset me barkën e turistëve

Një notar ka rënë sot nga një shkëmb 30 metra mbi një barkë të mbushur me njerëz.

Ngjarja ka ndodhur në Bejrut, ndërsa i riu, i identifikuar si një zhytës profesionist, tentoi të hidhej nga shkëmbi i famshëm Rouche, drejt ujit.

Ai nuk e ka parë barkën që po lundronte poshtë tij, e kështu, ka rënë fuqimisht në hollin e saj, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend.

Kjo nuk është hera e parë që është regjistruar incidente të ngjashme, pasi dhe një i ri, javën që shkoi pësoi incident duke u hedhur nga po i njëjti shkëmb, por fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.