TURQI/ Shpërthen bombola e oksigjenit në spitalin COVID, humbin jetën 9 pacientë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital COVID në Gaziantep të Turqisë, ku shpërthimi i një bombole oksigjeni raportohet se u ka marrë jetën 9 pacientëve që po merrnin ndihmë mjekësore.
Shpërthimi ka ndodhur në një spital privat, ndërsa përveç viktimave ka edhe disa të plagosur.
Mediat turke raportojnë se pacientët e tjerë që ishin të shtruar në këtë spital, janë transferuar me urgjencë në spitale të tjera dhe ndodhen në kujdes ntensiv.
“14 pacientët e tjerë që ishin në kujdesin intensiv u transferuan në spitale ku po marrin gjithashru trajtim intensiv. Një hetim ligjor dhe administrativ ka nisur për këtë çështje”, thuhet në reagimin e autoriteteve turke.
Deri tani nuk ka një shkak të qartë pse bombola ka shpërthyer, duke u marrë jetën 9 pacientëve të shtruar në spital.
Sorry, the comment form is closed at this time.