Turqi/ Prototipi i mjetit të parë detar pa ekuipazh. Ja fotot

Turqia sot shfaqi prototipin e mjetit të saj të parë detar të armatosur, pa ekuipazh. Sipas mediave të huaja, prototipi i anijes së parë të blinduar sipërfaqësore pa pilot u zhvilluar nga “Ares Shipyard”, në bashkëpunim me “Meteksan Defense Industry” Inc. ,me bazë në Ankara dhe është quajtur SIDA.

SIDA, e para në serinë e anijeve pa pilot ka një distancë lundrimi prej 400 kilometrash dhe shpejtësi maksimale prej 65 kilometrash në orë, si dhe komunikime të koduara dhe aftësi të vizionit ditën dhe natën.

Sipas projektuesit të saj, Utku Alanç, ajo është projektuar për t’u vendosur në Mesdhe.

“Ajo është projektuar kryesisht për t’u vendosur në detet Egje dhe Mesdhe, e gjithshtu do të shëprbejë në misionet e mbledhjes së inteligjencës,” tha Alanç.

Ndërkohë, Erdal Torun, nënkryetari i “Meteksan”, ka thënë se prototipi përmban një sistem komandimi dhe kontrolli që lejon që të gjitha lëvizjet e tij të kontrollohen e menaxhohen në distancë.

“SIDA u prodhua për të qenë rezistente ndaj luftës elektronike. Kjo platformë do të pajiset gjithashtu me sisteme bllokimi anti-GPS”, shtoi ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.