Turqi/ 131 lëkundje në 12 orë

Një tërmet me magnitudë 5,5 ballë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit.

Vatra e goditjes ka qenë  14.85  km thellësi, më i madhi mes 131 pas-goditjeve  të raportuara pranë së njëjtës zonë në 12 orët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në një postim në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.