Truss thirrje G7-ës: Të vazhdojmë të furnizojmë Ukrainën me armë

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Vladimir Putin duke vendosur sanksione të mëtejshme ndërkombëtare ndaj Rusisë. Veç kësaj, Liz Truss theksoi se akoma më shumë armë duhen nisur drejt Ukrainës.

Duke folur me gazetarët në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, Truss bëri thirrje për më shumë dispozita ushtarake për Ukrainën për të ndihmuar vendin në mbrojtjen kundër Rusisë.

“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putin duke furnizuar më shumë armë në Ukrainë dhe duke rritur sanksionet”, tha ajo.

Kujtojmë se ministrat e jashtëm të G7 janë takuar në Gjermani gjatë tre ditëve të fundit për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj, me fokus të veçantë në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë në mbarë botën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.