Trump godet sërish : Gjykata Supreme të përmbysë rezultatin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar, në rrjetin social Facebook,nje video në të clën ngre akuza rreth kundërshtarit të tij në zgjedhje, Joe Biden. Ai ka sugjeruar se Gjykata Supreme të përmbysë rezultatin, gjë që do të ishte në favor të vendit.
Presidenti 74-vjeçar vazhdon të mos pranojë rezultatet që kanë treguar se Biden ka fituar një rekord prej 81 milionë votash në zgjedhje, 7 milionë më shumë sesa Trump.
Megjithatë, presidenti amerikan ka thënë se zgjedhjet janë manipuluar, ndonëse anëtarët e administratës së tij, duke përfshirë aleatin e tij të afërt, Prokurorin e Përgjithshëm, William Barr, kanë përsëritur se nuk ka dëshmi për mashtrime zgjedhore.Asnjë pjesëtar i mediave nuk është parë në incizimin e Trumpit. Fushata e Trumpit dhe mbështetësit e tij kanë dërguar në gjykatë disa raste, ku pretendojnë se janë kryer keqbërje në zgjedhjet e nëntorit, ndonëse pothuajse të gjitha janë hedhur poshtë për mungesë të provave. Ndonëse Facebook dhe Twitter, ku Trump ka postuar linkun e videos, e kanë shënjuar materialin si problematik, qindra mijëra mbështetës të tij “e kanë pëlqyer” videon.
Ndërkohe, Biden ka vazhduar të ndërtojë administratën e tij për të nisur rrugëtimin në Shtëpinë e Bardhë, pas inaugurimit më 20 janar. “Ekipi im për tranzicion është duke punuar për atë që do të çojë përpara në Kongres, për të adresuar shumë kriza me të cilat po përballemi, sidomos krizën ekonomike dhe koronavirusin”, ka thënë Biden para punëtorëve, në një tryezë të rrumbullakët në vendlindjen e tij në Delauer, më 2 dhjetor.
Sorry, the comment form is closed at this time.