Tre këshillat e profesorit amerikan për t’i shpëtuar COVID-19 gjatë Krishtlindjeve

Erin Bromage, profesor biologjie në UMass Dartmouth, i ka këshilluar amerikanët që të mos mblidhen në grupe të mëdha për Krishtlindje, edhe pse kjo lloj këshille nuk u ndoq gjatë Ditës së Falenderimeve.

“Duhet të qëndroni vetëm më rrethin e ngushtë familjar apo me një grup njerëzish me të cilët keni qenë në kontakt për 10 ditët e fundit,” tha ai në një intervistë për CNN.

“Mund të na presë një situatë më e rëndë se ajo e Ditës së Falenderimeve, shumë më e rëndë. Dhe, tani rreziku është akoma më i lartë.Mund t’ia keni hedhur gjatë Ditës së Falenderimeve, pasi ndoshta nuk u infektua asnjë prej familjes suaj. Nëse e bëni serish, shanset janë që ta sillni virusin në shtëpi.”-tha , tha Bromag.

Më tej, Bromage shpjegoi se nga virusi nuk mund të na shpëtojë vetëm një barrierë e vetme, sipas tij, maska duhet kombinuar me distancë socialie dhe me ajër të ventiluar mirë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.