Greqi/ Priste radhën në urgjencë, vdes babai i 3 fëmijëve

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në vendin fqinj.

Një burrë, baba i tre fëmijëve, ka ndërruar jetë në krahët e të shoqes, teksa priste radhën për t’u vizituar në urgjencën e spitalit të Patrës, pasi nuk ndihej mirë.

Sipas medieve greke, burri fatkeq nuk ndihej mirë nga stomaku.

Për këtë arsye ai shkoi në urgjencë i shoqëruar nga bashkëshortja.

Në një moment, teksa po priste radhën për t’u vizituar, situata e tij u përkeqësua, u mbështet te supet e bashkëshortes dhe vdiq.

Pavarësisht mobilizimit të mjekëve për ta rikthyer në jetë, stafi mjekësor i spitalit nuk arriti ta shpëtojë burrin fatkeq, i cili sipas indikacioneve paraprake, pësoi arrest kardiak.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.