Tragjedi gjatë xhirimeve të filmit/ Alec Baldwin vret fotografen dhe plagos regjisorin

Tragjedi ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Rust”, në New Mexico.

Provat e filmit lanë pas 1 të vdekur dhe një tjetër person të plagosur. Ishte aktori i njohur Alec Baldwin, producenti dhe aktori i filmit, i cili qëlloi me armë mbi fotografen dhe plagosi një person tjetër.

Baldwin mendoi se arma që kishte në dorë ishte lodër, mirëpo gabimisht ajo ishte e mbushur dhe i mori jetën Halyna Hutchins, drejtores së fotografisë.

I plagosur ka mbetur Joel Souza, 48 vjeç, regjisori i filmit.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u shpëtojë dëmtimeve, ndërkohë që regjizori ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.

Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev, dhe film në Los Anxhelos, dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista amerikane “Kinematograf”, në vitin 2019. Ajo ka qenë drejtore e fotografisë për filmin aksion “Archenemy 2020”, me regji të Adam Egypt Mortimer.

“Jam shumë i trishtuar për humbjen e Halyna. Dhe kaq i indinjuar që kjo mund të ndodhë në një set”, tha zoti Mortimer në një postim në “Twitter”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.