Tmerr në avion, ndërron jetë pasagjeri me COVID

Pasagjerët e një avioni janë traumatizuar, pasi një i prekur me COVID-19 ndërroi.

Ai kishte plotësuar një formular para se të futej në avion, duke pretenduar se po ndihej mirë.

Avioni që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në New Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë mjekësore. Ai menjëherë u dërgua në spital, ku dhe u shpall i vdekur.

Disa përdorues të rrjeteve sociale që ishin me të në avion, kanë shkruar se gruaja e të ndjerit kishte pasur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithatë “United Airlines” këmbëngul se, pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht që burri fatkeq ishte i infektuar me COVID-19.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.