Testoi vaksinën kineze, shkencëtarja vdes nga coronavirusi

Shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinë kineze, Sinovac në Indonezi vdiq të mërkurën nga COVID-19.

Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga coronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht.

Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir publikoi një mesazh në Instagram duke thënë se kjo ishte humbje e madhe për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës.

“Ajo ishte shkencëtare kryesore dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, duke përfshirë provat klinike të vaksinës në bashkëpunim me Sinovac”, tha ai.

BioFarma nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi vdekjen e Novilias, e cila ishte në të pesëdhjetat e saj.

Infeksioni dhe vdekjet e punonjësve shëndetësorë në shtetin indonezian që kishin marrë vaksinën Sinovac i kanë shtuar pyetjet mbi efektivitetin në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.