Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra

Greqia është shpesh nën presionin e lëkundjeve të tërmetit që ndodhin herë pas herë. 

Lëkundje tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës rihter janë shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në vendin fqinj. Mediat vendase bëjnë me dije se lëkundjet janë shënuar 23 kilometra në veriperëndim të Antikythera, me thellësi 57.6 km.

Lëkundjet, janë ndjerë në disa zona të Peloponezit, si në Kalamatë dhe Tripoli, por edhe në Atikë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion për dëme materiale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.