Një tjetër tërmet i fuqishëm lëkund Turqinë
Toka e Turqisë nuk gjen paqe, teksa një tjetër tërmet i fuqishëm është regjistruar sot.
Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, bëhet fjalë për një tërmet 5.3 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra është raportuar 51 km në jug të qytetit Alanya.
Kujtojmë që më 30 tetor, Turqia u lëkund nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë, duke shkaktuar dhjetëra viktima në Izmir.
Sorry, the comment form is closed at this time.