Edhe lojtarët e pavaksinuar lejohen në “Australian Open”

Lojtarët e pavaksinuar kundër Covid-19, do të marrin pjesë në “Australian Open”. Pjesëmarrja e tyre do të kryhet duke zbatuar rregulla të rrepta të protokollit anti-covid. Fillimisht të gjithë pjesëmarrësit duhet të bëjnë karantinën 14 ditore në hotel.

Lajmi konfirmohet nga “New York Times”, që bazohet në një e-mail të WTA të nisur të hënën.

Rregullat do të aplikohen edhe në turneun e meshkujve, gjë që i jep mundësinë numrit 1 në botë, Novak Djokovic, që të marrë pjesë në “Australian Open”, edhe pse nuk do të jetë i vaksinuar.

Djokovic në janar do të ketë mundësinë për të mbrojtur titullin në Melbourne Park.

E-mail, i dërguar nga WTA për lojtaret e tenisit ka rënë në dorë të Ben Rothenberg, gazetar i “New York Times”.

Në të thuhej se në “Australian Open” mund të marrin pjesë të gjitha ato që janë të vaksinuara, të cilat do të gëzojnë lëvizjen e lirë. Ndërsa ato/ata që nuk janë të vaksinuar do të marrin pjesë, por pasi të bëjnë dy javë karantinë dhe të kryejnë rregullisht testet e covidit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.