Teksas/ 13 të plagosur nga një sulm me armë, kapet njëri nga autorët

13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Austin, Teksas ku dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas ”NBCN”, incidenti ndodhi rreth orës 01:30 në zonën ”Sixth Street”, e cila është e mbipopulluar me bare, klube, salla koncertesh dhe dyqanesh. Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë dhe njëri nga autorët e ngjarjes është kapur ndërsa tjetri është në kerkim sipas një deklaratë të shefit të Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chaikon.

Polica po heton për shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorit duke shqyrtuar kamerat e sigurisë në zonë dhe kamerat e trupit të policisë, hetuesit nuk kanë përjashtuar përfshirjen e një bande, por thonë se motivi dhe rrethanat që çuan në të shtënat nuk janë të qarta në këtë kohë.

Menjëherë pas të shtënave, Departamenti i Policisë së Austin kishte kërkuar në një postim në ”Twitter” që njerëzit të qëndronin larg nga zona e 6-të në qendër të qytetit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.