Të shtëna me armë në një katedrale në New York, vritet sulmuesi

Një burrë u qëllua dhe u vra nga policia pasi hapi zjarr në fund të një ceremonie të Krishtlindjes në shkallët e St. John the Divine të dielën pasdite.
Sipas medieve amerikane, policia iu përgjigj vendit të ngjarjes pak para orës 16:00. jashtë katedrales në 112th St dhe Amsterdam Ave për një raport të një burri me dy armë zjarri.
Dhe siç thuhet më tej, kur arritën oficerët, i dyshuari qëlloi në drejtim të policisë, dhe policia pastaj ia ktheu me të shtëna.
Burri u qëllua dhe u dërgua në St. Luke’s Hospital, ku më vonë vdiq.
Zyrtarët e policisë thonë se burri arriti të hynte në majë të shkallëve dhe më pas filloi të hapte zjarr në ajër ndërsa dëshmitarët okularë thonë se burri u dëgjua duke thënë ‘më qëllo, më vrit!’
Sapo u qëllua i dyshuari, policët siguruan vendin e ngjarjes dhe gjetën një qese të mbushur me sende, si një kanaçe të mbushur me benzinë, litar, tel, thika të shumta, një Bibël dhe shirit.
Asnjë oficer policie ose ndonjë pjesëmarrës nuk u plagos nga të shtënat në Manhatan të New Yorkut, ndërsa ende nuk dihet për motivin e të shtënave.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.