Të shtëna me armë në Gjermani, dy viktima

Qyteti gjerman Espelcamp është tronditur sot nga disa të shtëna me armë.

Sipas të dhënave, një grua dhe një burrë kanë mbetur të vrarë.

Forcat speciale të policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet shkaku i saj.

Sipas policisë, një nga viktimat u vra brenda shtëpisë, ndërsa tjetra jashtë saj.

Sipas informacioneve paraprake, nuk dyshohet për akt terrorist, por për një krim.

Policia po heton shkakun e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.