Të rinjtë spanjollë i rikthehen jetës së natës

Pas pesëmbëdhjetë muaj mbyllje dhe izolim rikthehet jeta e natës në Barcelonë e jo vetëm, por në shumë rajone spanjolle.

Klubet e natës rihapën dyert nga 20 qershori duke mirëpritur të gjithë ata, të cilët janë të dhënë pas argëtimit në orët e vona.

Ndërkohë, të rinjtë spanjollë shprehen të entuziazmuar që jeta e tyre po i rikthehet normalitetit.

“E vërteta ka qenë dramatike, ka qenë diçka shumë e vështirë për të gjithë. Sektori i jetës së natës u mbyll i pari dhe ne jemi të fundit që u hapëm, kështu që nëse pandemia ka prekur shoqërinë spanjolle në një nivel të tillë, imagjinoni se si i ka prekur ata që u mbyllën të parën dhe u hapën të fundit. Ishte vërtet e vështirë”, shprehet një DJ.

E vërtetë që klubet e natës u rihapën, por ende duhet të zbatohen masat anti-COVID, të tilla si: me kapacitet deri në 50%, detyrimi për të mbajtur maskë brenda, koha e mbylljes në 3:30 të mëngjesit dhe mbajtja e një regjistri të të pranishmëve.

Ky i fundit duhet të mbahet për një muaj për të gjurmuar klientët nëse ka raste të COVID-19.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.