“Të përgatitemi për epidemitë e ardhshme”/ Çfarë paralajmëron OBSH?
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se tani që vaksina COVID-19 është fare pranë, vendet duhet të fillojnë të investojnë dhe të përgatiten për pandeminë e ardhshme.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për koronavirusin, ai tha se pavarësisht paralajmërimeve prej disa vitesh, shumë vende nuk ishin të gatshme për COVID-19.
Ai tha se vendet që janë marrë me koronavirusët e kohëve të fundit, përfshirë SARS-in, ose sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, dhe MERS, ose sindroma respiratore e Lindjes së Mesme, si dhe sëmundje të tjera infektive, kanë pasur më shumë sukses në kufizimin e përhapjes së COVID-19.
“Tani të gjitha vendet duhet të veprojnë duke pasur parasysh përvojën e mëparshme dhe të investojnë në masat që do të parandalojnë, kontrollojnë dhe zbutin krizën e ardhshme”, tha Tedros.
Kreu i OBSH-së theksoi nevojën që vendet e pasura dhe të varfëra të kenë qasje të barabartë tek një vaksinë COVID-19, duke thënë se vënia e shkencës në shërbim të të gjithëve nuk është bamirësi, por në interesin më të mirë të çdo vendi. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve që të rimendojnë rrënjësisht se si i japin përparësi dhe e shohin shëndetin nëse duan të shmangin një krizë tjetër të përmasave të ngjashme.
Sorry, the comment form is closed at this time.