“Të humbasësh në kohë” në Katedralen e Notre Dame

Katedralen e famshme të Parisit Notre Dame mund ta njihni edhe përmes realitetit virtual.

Përmes syzeve te teknologjisë së fundit keni mundësinë të udhëtoni në kohë dhe të shihni sesi ka qenë godina. Realiteti virtual i çon vizitorët në një udhëtim 45-minutësh, të kompletuar me efekte vizuale dhe zanore.

“Ju e harroni plotësisht faktin që jeni në një hapësirë të mbyllur sepse mjedisi është absolutisht i mrekullueshëm. Më mirë të mos kini frikë nga lartësitë, ajo jep ndjenja të pazakonta”, tha Carine Garcon, vizitore.

Zonat e rikrijuara përfshijnë rrethinat e katedrales kur po ndërtohej në mesjetë, brendësinë e ndërtesës gjatë një shërbimi dhe majën e një prej kullave të saj në ditët e sotme.

Figura historike franceze si arkitekti francez Eugène Viollet-le-Duc ose ish-presidenti francez Charles de Gaulle i udhëzojnë njerëzit nëpër epoka të ndryshme.

“Më bën shumë përshtypje, të lejon të zhytesh në kohë. Nuk ka të bëjë vetëm për parë katedralen, por për të parë Notre-Dame gjatë gjithë historisë”, thotë Edward De Lumley.

Projekti u zhvillua gjatë dy viteve nga një ekip prej 50 personash duke përfshirë historianë dhe arkitektë. Ai është i aksesueshëm për 30 euro dhe pritet të hapet në qytete të tjera anembanë botës si Nju Jorku, Romë dhe Moskë.

Notre Dame e cila u përfshi nga flakët rihapet për publikun në vitin 2024. Katedralja, e cila u shfaq në romanin klasik të Victor Hugosë është një trashëgimi botërore dhe çdo vit vizitohej nga 13 milionë turistë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.