Tanket e shkatërruara në Kiev kthehen në atraksion turistik

Në rrugën nga Kievi në Bucha, një pjesë e shkurtër e tokës së djegur në mes të pyllit është kthyer në një atraksion turistik javët e fundit.

Një vend i cili është mbushur me tanke të shkatërruara ruse ka tërhequr kalimtarët, ku ndalojnë për të bërë foto.

Shumë tanke dhe automjete të blinduara të shkatërruara ndodhen të shpërndara në atë zonë. Të ndryshkura dhe të deformuara në mënyrë groteske, ato tërheqin vëmendjen e shumë kalimtarëve.

Kurioziteti për të zbuluar më shumë rreth mjeteve të ushtrisë i shtyn ata t’i afrohen tankeve të shkatërruara.

Tashmë ushtria ruse është tërhequr nga Kievi, ndërsa ukrainasit po mundohen t’i kthehen jetës normale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.