Talebanët ultimatum SHBA-së: Largohuni deri më 1 maj

Talebanët kërkuan të dielën që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të largohen nga Afganistani deri më 1 maj, në përputhje me një marrëveshje paqeje që grupi kryengritës nënshkroi me Uashingtonin një vit më parë.

Në një deklaratë për gazetarët, grupi paralajmëroi se çdo përpjekje për të ndryshuar këtë plan “është e dënuar të dështojë.”

Talibanët thanë se ata i janë përmbajtur plotësisht mirëkuptimit që synon t’i japë fund luftës afgane e cila ka zgjatur dy dekada. Ata i bënë thirrje Uashingtonit të bëjë pjesën që i takon të asaj që grupi e quajti marrëveshje “historike”.

Administrata e Presidentit Biden po e rishikon marrëveshjen e arritur nga paraardhësi i tij, ish-Presidenti Donald Trump, me kryengritjen afgane dhe po vendos nëse do të tërheqë 2500 trupat e mbetura amerikane nga Afganistani për t’i dhënë fund luftës, më e gjata e Amerikës deri më sot.

Aleatët e SHBA të udhëhequr nga NATO-ja, kanë më pak se 10,000 trupa në vend.

Procesi i rishikimit erdhi për shkak të akuzave të përhapura se talebanët nuk i kanë respektuar premtimet, përfshirë ato për të shkëputur lidhjet me al-Kaidën dhe grupe të tjera terroriste që kërcënojnë SHBA dhe sigurinë e aleatëve të tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.