Tajfuni “Rai” shkakton të paktën 112 viktima në Filipine
Të paktën 112 persona kanë humbur jetën në Filipine, si pasojë e tajfunit “Rai” që ka goditur vendin.
Kjo stuhi e fuqishme ka sjellë shkatërrim në juglindje të vendit aziatik dhe për studiuesit është një nga më të fortat në vite, me erëra që arrijnë deri në 165 km/h.
Autoritetet janë ngritur në gatishmëri për të ndihmuar banorët e zonave të dëmtuara, pjesa më e madhe e të cilëve kanë mbetur pa ushqime, ujë dhe energji elektrike.
Sipas raportimeve, dëmet në disa zona kanë qenë tepër të mëdha, madje kanë ndërprerë dhe transportin e mjeteve dhe atë hekurudhor.
Sorry, the comment form is closed at this time.