Sulmuan dhe përdhunuan italianen në Kroaci, pranga shqiptarit dhe kroatit

Një i ri shqiptar dhe një kroat kanë rënë në pranga te policisë, pasi akuzohen se sulmuar e përdhunuar një vajzë italiane.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Herald Merollin, 31 vjeç dhe kroatin Miroslav Lukic, 29 vjeç. Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë verës kur vajza italiane ishte në Kroaci me pushime me vjehrrën e saj.

Kujtojmë se gjatë asaj kohe, një mbrëmje vajza nga Bassano, kishte dalë me kunatën dhe disa shoqe. Por, në momentin që ajo mbeti vetëm në një klub nate, shqiptari dhe kroati përfituan nga situata. Pavarësisht se e reja u largua me vrap, ata e ndoqën dhe e ndaluan në një rrugicë ku e përdhunuan. Tashmë, pas disa muajsh kërkime dhe hetime, u bë e mundur arrestimi i dy autorëve të dyshuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.