Sulmohet shkolla e mesme, zhduken qindra nxënës

Qindra nxënës të një shkolle të mesme në veri-perëndim të Nigerisë mund të jenë rrëmbyer në një sulm të armatosur, të ndodhur në shtetin Katsina.

Sipas dëshmive, ende të pjesshme, ishin disa persona të armatosur me kallashnikov, të mbërritur me motoçikleta. Personat kanë hyrë në ambientet e shkollës ku studiojnë rreth 800 të rinj. Disa prej tyre i kanë tërhequr zvarrë. Nuk dihet fati i qindra të tjerëve, që janë zhdukur pa dhënë asnjë sinjal.

Ushtria nigeriane ka ndërhyrë duke filluar një shkëmbim zjarri me personat e armatosur, që ende nuk janë identifikuar.

Nigeria vuan prej vitesh nga sulmet e grupit terrorist Boko Haram, të lidhur me ISIS, por zona nuk njihet si pjesë e aktiviteteve të tyre, ndaj autoritetet nigeriane ende nuk kanë zbardhur dyshimet e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.