Sulm me hark dhe shigjetë në Norvegji/ 5 të vrarë, disa të plagosur

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji, pasi një person ka përdorur hark dhe shigjetë për t’i sulmuar ata.

Policia ka njoftuar se incidenti ka ndodhur në qytezën Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo, në orët e pasdites të së mërkurës.

Shefi Oeyvind Aas, ka thënë se i dyshuari është zënë dhe duket se ka vepruar vetëm.

I dyshuari është raportuar se ka lëvizur brenda qytezës dhe autoritetet kanë bllokuar disa zona.

Mediat kanë raportuar se sulmuesi ka shtënë me armë zjarri kur ishte brenda një dyqani në pjesën perëndimore të Kongsbergut.

Banorëve u është thënë që të qëndrojnë brenda.

Policia ka thënë se i dyshuari tani është dërguar në stacionin policor në qytezën Dramen.

Sipas policisë, numri i viktimave nuk dihet, ashtu sikurse motivi i sulmit.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spitalet e afërta.

Shuma makina të emergjencës janë parë në vendin e ngjarjes, përfshirë ambulanca, makina të policisë dhe helikopterë.

Ministria e Drejtësisë në Norvegji, Monica Maeland, është informuar dhe është duke vëzhguar situatën nga afër, ka thënë Ministria përmes një postimi në “Twitter”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.