Sudani ende ‘në mëshirën e ushtrisë’ pas rikthimit të kryeministrit
Sipas analistëve ndërkombëtarë kur gjenerali më i lartë i Sudanit rivendosi në pushtet kryeministrin e rrëzuar, gjatë një ceremonie televizive të dielën, ai nuk e anuloi grushtin e shtetit të muajit të kaluar aq sa e “zbardhi” atë.
“Lirimi i kryeministrit Abdalla Hamdok nga arresti shtëpiak mund të ketë lehtësuar presionin nga komuniteti ndërkombëtar, por episodi përfundimisht vërtetoi kontrollin e ushtrisë në pushtet” – paralajmërojnë ekspertët.
“Kabineti i ardhshëm do të jetë nën kërcënimin e një grushti shteti çdo ditë. Ata janë efektivisht në mëshirën e ushtrisë,” i tha AFP Magdi al-Gizouli, një ekspert i Sudanit në Institutin Rift Valley.
“Është një kapitullim i plotë i kryeministrit dhe aleatëve të tij,” – tha Magdi al-Gizouli.
Sudani, me një histori të gjatë grushtes shtetesh ushtarake, ka përshkruar një udhëtim të brishtë drejt sundimit civil që nga rrëzimi i autokratit veteran Omar al-Bashir në vitin 2019 pas protestave masive popullore.
Që atëherë sundoi një qeveri e përbashkët tranzicioni ushtarako-civil, por aleanca e gjatë e trazuar u shkatërrua më 25 tetor kur gjenerali Abdel Fattah al-Burhan nisi një puç.
Burhan shkaktoi dënimin nga komuniteti ndërkombëtar dhe një valë protestash masive kur ai arrestoi udhëheqësit civilë dhe vendosi kryeministrin Hamdokun në arrest shtëpiak./AFP/
Sorry, the comment form is closed at this time.