Studentët bënë shaka, çuan gjithë klasën në karantinë

Tre studentë në shkollën e mesme Kirschgarten në Basel kanë falsifikuar mesazhet SMS nga aplikacioni zviceran për ndjekjen e kontakteve Covid-19, për t’i shpëtuar mësimit, sipas gazetës zvicerane “Blick”.

Si rezultat, rreth 25 studentë u mbyllën në shtëpitë e tyre për 10 ditë.

Disa mësues u prekën gjithashtu nga incidenti para pushimit të pranverës së marsit.

“Nuk është vetëm një shaka fëminore, por është një çështje serioze”, tha Simon Tirith, një zëdhënës i shërbimeve arsimore me bazë në Bazel.

Shkolla synon të fillojë procedime penale për falsifikim të dokumenteve shëndetësore.

Tirit tha se, studentët janë në një situatë të vështirë, për shkak të epidemisë, por kjo nuk e justifikon shakanë e tre studentëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.