Stuhia e borës, fenomeni i rrallë që pritet të godasë sot Greqinë

 Një stuhi e rrallë bore në të cilën vërehet aktiviteti tipik elektrik (rrufeja dhe bubullima) pritet të godasë ditën e sotme Greqinë.

‘Protothema.gr’ shkruan se ky fenomen regjistrohet kryesisht në zonat me rryma të forta, kur temperaturat sipërfaqësore kanë shumë gjasa të jenë afër ose nën 0°C. Gjatë fenomenit, përveç reshjeve të borës, në disa pjesë të stuhisë vërehet shpesh edhe breshër.

Fenomeni i rrallë, sipas meteorologëve grekë pritet të prekë Atikën në orët në vijim. Kjo nuk është hera e parë që fenomeni i rrallë shfaqet në vendin fqinj. Në vitin 2019, në Kounavos, Heraklion, Kretë, pati një stuhi të tillë dëbore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.