Stuhi në Romë/ Pamje nga trafiku i rënduar dhe mbeturinat që notojnë nëpër rrugët e kryeqytetit

Roma është përmbytur pas një stuhie shiu që goditi vendin. Si pasojë e reshjeve të dendura, uji ka marrë me vete plehrat duke mbushur plot e përplot rrugët.

Stuhia e fortë goditi Romën pasditen e sotme duke krijuar trafik të rënduar në shumë zona të kryeqytetit italian. Në pamjet e publikuara nëpër mediat italiane duken rrugët e mbushura plot me ujë dhe me mbeturina. Si pasojë e tejmbushjes së koshave, mbeturinat janë shpërndarë në gjithë qytetin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.