Studimi/ Reshjet dhe stuhitë do të godasin shpesh Europën, shkak ngrohja globale

 “Përmbytjet katastrofike si ato që goditën Evropën ditëve të fundit, mund të bëhen shumë më të shpeshta si rezultat i ngrohjes globale“, ky është përfundimi që kanë dalë disa ekspertë pas një studimi të fundit.

Sipas studimit të publikuar nga ”The Guardian”, stuhitë mund të bëhen 14 herë më të zakonshme në Tokë deri në fund të këtij shekulli.

Sa më ngadalë të lëvizë një stuhi, aq më shumë shi hedh në një zonë të vogël dhe aq më i madh është rreziku i përmbytjeve serioze.

Temperaturat e larta të ajrit të shkaktuara nga kriza e klimës nënkuptojnë që atmosfera mund të mbajë më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër ka çuar në reshje më ekstreme. 

Stuhitë e parashikuara në studimin e ri lëvizin edhe më ngadalë se ato që zhytën Gjermaninë, Hollandën dhe vendet e tjera gjatë javës së kaluar dhe kështu do të çonin në reshje dhe përmbytje akoma më ekstreme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.