STUDIMI/ Trupat e viktimave nga COVID-19, infektues edhe pas vdekjes
Një studim i kryer nga një grup ekspertësh në Gjermani ka zbuluar se, trupat e viktimave të infektuara nga COVID-19, mund të mbeten infektues edhe pas vdekjes.
Sipas mediave të huaja, në studimin e ekipit hulumtues, në Universitetin Medical Center në Hamburg, ku u testuan mbi 11 persona, të cilët humbën jetën nga COVID-19, u gjetën gjurmë virusi gati 12 orë pas vdekjes, deri në shtatë ditë më vonë.
“Ne zbuluam vazhdimisht SARS-CoV-2 ARN në të gjitha pikat kohore të analizuara ”, shkruajnë studiuesit në revistën “Emerging Infection Diseases”.
Gjithashtu, shkencëtarët kanë vënë re se gjurmët e koronavirusit gjendeshin në indet e pacientëve të vdekur, në intervale vazhdimisht të larta dhe në mënyrë konstante.
Sorry, the comment form is closed at this time.