Studimi/ “AstraZeneca” mund të ketë lidhje me Aneminë Hemolitike Autoimune

Sipas shkencëtarëve britanikë, ekziston një rreziku i lartë i zhvillimit të Anemisë Hemolitike Autoimune dhe Purpura idiopatike trombocitopenike pas vaksinimit me AstraZeneca.

Incidenca u vu re në ditën e 27 pas vaksinimit. Dhe në 100,000 persona, incidenca e zhvillimit të anemisë ishte 1.13 raste. Gjetjet u bazuan në analizën e të dhënave të 2.53 milion të rriturve në Skoci (57% e tyre mbi moshën 18 vjeç) të cilët morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech midis dhjetorit 2020 dhe prillit 2021.

Purpura trombocitopenike idiopatike mund shkaktojnë mavijosje të vogla në lëkurë (“mavijosje” për shkak të hematomës) te disa pacientë deri te gjakderdhje më të rëndë te të tjerët. Aziz Sheikh i Universitetit të Edinburgu, i cili udhëhoqi studimin tha se ekzistonin prova të një rreziku në rritje të gjakderdhjeve dhe problemeve vaskulare pas vaksinimit me Oxford / AstraZeneca.

Por të dhënat u konsideruan të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin se kjo vaksinë shkakton trombozë të rëndë cerebrale. Ata theksuan se rreziku i një efekti anësor serioz është shumë më i ulët sesa rreziku i sëmundjes serioze dhe vdekjes për shkak të Covid-19, veçanërisht për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.

Ata gjithashtu theksuan se nevojiten studime të tjera tek të rriturit nën moshën 40 vjeç, në mënyrë që të studiohet më mirë reagimi i trupit të vaksinuar pas dozës së dytë. Autoritetet shëndetësore në Britani kanë raportuar deri më tani 209 raste pas afërsisht 22 milion dozave të para dhe 6.8 milion doza të dyta të vaksinës “AstraZeneca”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.