Studim i ri/ Covid-19 ka aromë, ja kafshët që mund ta zbulojnë

Qentë njihen për shqisën e tyre shumë të fortë të nuhatjes, rreth 10 herë më të fortë se shqisa e njeriut. Kjo aftësi e tyre është përdorur jo pak herë nga njerëzit, duke i trajnuar qentë për të gjetur lëndë narkotike, por jo vetëm. Besojeni ose jo, së fundmi qentë do të përdoren edhe për të nuhatur personat që janë të infektuar me koronavirus.

Në Britani janë një grup qensh që po trajnohen për të kuptuar nëpërmjet nuhatjes nëse një person është apo jo i infektuar. Në të vërtetë, vetë viruset nuk kanë një aromë, e as COVID-19, por sipas studiuesve njerëzit që janë mbartës të viruseve prodhojnë një aromë specifike. Njerëzit e përhapin aromën nëpërmjet djersës në lëkurë dhe qentë do të trajnohen për të gjetur pikërisht këtë aromë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.