Turqi/ Stambolli përfshihet nga stuhia, mbyllet transporti publik

Qyteti më i madh i Turqisë u godit nga një stuhi e rëndë sot në mëngjes, me pemë dhe çati të rrëzuara, raporton “Anews”.

Erërat e forta rrëzuan një pemë jashtë stacionit të trenit Florya por nuk ndikuan në shërbimet. Pema u hoq nga stafi në stacion. Në Atakoy, një pemë shkaktoi dëme në një makinë të parkuar kur ajo ra mbi automjet.

Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erërave të forta, thanë të martën operatorët lokalë. Kompania e Autobusëve të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.

City Lines të Stambollit, të drejtuara nga Komuna Metropolitane e Stambollit, anuluan gjithashtu disa shërbime për shkak të erërave të forta.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.