Kapet gjysmë toni marijuanë. Edhe shqiptarë mes të arrestuarve

Agjentët e Policisë Kombëtare në Spanjë kanë arrestuar 8 persona me origjinë lituaneze, greke, shqiptare dhe spanjolle, si pjesë e një grupi kriminal, siç raportojnë mediat vendase.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit “Dita e Gjelbër”, ndërsa policia ka mundur të çmontojë katër plantacione me marijuanë dhe të sekuestrojë 485 kg drogë.

Sipas policisë, ndryshe nga grupet e tjera që zgjidhin shtëpi apo zona të pabanuara për të kultivuar marijuanë, grupi në fjalë kishte zgjedhur shtëpi luksoze, madje në zona të urbanizuara.

Ata bënin investime të konsiderueshme financiare për t’i përshtatur në ambiente të kultivimit të drogës, si dhe ngritën siteme të tëra alarmi dhe sigurie.

Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme.

Plantacionet ishin të pajisura me pajisje komplekse ndriçimi, ajrimi, filtrat e aromës, kohëmatësa për të kontrolluar funksionimin e sistemit si dhe pajisje të posaçme për të matur temperaturën dhe lagështinë. /BW

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.