Spanja heq detyrimin e mbajtjes së maskës nga 26 qershori

Spanja do të heqë detyrimin e mbajtjes së maskës duke filluar nga 26 qershori, sipas një njoftimi nga Kryeministri Pedro Sanchez.

“Kjo do të jetë fundjava e fundit që do të mbani maska,” tha Sanchez në konferencë nga Barcelona.

Kryeministri theksoi se qeveria do të mblidhet në 24 qershor për të miratuar heqjen e masës nga 26 qershori. Gjithashtu, pas rënies në numrin e rasteve dhe gjysmës së popullsisë që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës duke përfshirë më shumë se 90% të qytetarëve mbi moshën 50 vjeç autoritetet lokale kanë bërë thirrje për lehtësimin e masave.

Spanja ka regjistruar 3,753,228 raste dhe 80,634 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.